VETËVRASJA KOLEKTIVE - FJALA e LIRË (2024)

Brahim (Ibish) AVDYLI:

(Rrëfim satirik)

Të jesh „shqiptar“ dhe të flasësh shqip, do të thotë për botën zyrtare të Europës të jesh fund i fundit të insekteve më të parëndësishme të këtij planeti, që quhet „tokë“. E këto insekte barkalece të ngjyrës kuq e zi, na bien në sy. Ti vëresh ata, janë të kthyer të gjithë me shpindë nga toka dhe sy të tretur kah qielli, duke fërkuar barkun. Po të jesh lartë do të shohësh se ata nuk e shikojnë qiellin. Shikimet e tyre janë të humbura dikund.

Ndoshta janë të tretur në bark! Po, po. Ndoshta në bark! Babai im më thoshte kur revoltohej, sa isha fëmijë:

“Ku i ke mendët?! Në bark?!”

Tani, e kuptoj krejtesisht këtë fjalë, se mendët i kishin rrënjët te barku!…

Po pse na bien në sy këta barkaleca? Jo për ngjyrën kuq e zi, që është ngjyra e flamurit historik të shqiptarëve, edhe pse fusha e kuqe dhe kryqi i bardhë në Zvicër na janë simbole të këtij vendi të dytë, por ne i përshëndesim të gjithë me këtë shenjë, po e them dashamirët e futbollit dhe jo të luftës, që janë shumë, e kanë bërë metodë të tyre përshëndetjen e një fotbollisti me gjuhën e nxjerrur përjashta, që po rrotullohet nëpër gojë, andej e këndej, nga një zagar i vogël i barkalecëve tanë. Ai, i luajka më së pari këmbët mbi plastikën rrumbullake e të fryrë si top, në formën e globit, e jo kokën dhe mendimet e tjera mbi këtë rruzull.

VETËVRASJA KOLEKTIVE - FJALA e LIRË (2)

Sytë i qeshin deri në lotë prej gëzimit, sepse paska patur fat mbi fakeqësinë e botës të luajë për shtetin e Zvicrës, jo për famë, sa për vetë për të hollat që i ka aq shumë në zemër, se sa e tërë bota që është. Ai, na u mësua të lidhë duart në shenjë të kësaj shqiponje.

Të shikosh duart që lidhen në shenjë të shqiponjës, derisa edhe kamera përqëndrohet në gojën që hedhë pak nga pak jargë, derisa e përshëndet tërë publikun e gjërë me duart e tij, në fjalorin e rrugëve të gjëra e të gjata të kësaj “guglë”,[1] e cila na quhet “TOKË”, do të thotë se kjo gjë i përshtatet paditurisht paditurisë sonë, e cila i ka këmbët e shpejta dhe jo kokën e mendimeve të gjalla. Ajo vrapimin e ka në vendin e parë, sepse të gjithë vrapojnë pas të hollave, ku janë e ku nuk janë ato! Kjo gjë është kryesore!…

Dihet se Mbretëria Dardane është krijuar edhe në Britaninë e Madhe dhe se ajo është mbretëria e YLLI-t. Për të kapur këtë çështje në tërë botën e gjërë, po e marr një shembull, prej mbretërive më të vogla dhe të panjohura, por të diskutuara edhe sot e kësaj dite nëpër ambientetet e arkeologjisë së vjetër: mbreterinë misterioze e gati të panjohur, “Mbretëria e YLLI-t”.

Te kjo mbretëri mbaron çdo gjë. Syri nuk e kap nga toka, që kisha një kokë të veçantë të mendimeve, për të cilën e maj emrin Yllirian Shkëmbmali. Më lënë papriturazi të gjitha gjërat, sa që nuk mund të flas shqip, si me magji. Janë prej së fundit të fundit të botës së gjërë, ndonëse shumica e këtyre krijesave të vogla “kuq e zi”, të cilat e sulmojnë botën, e jo tokën e ribashkuar shqiptare, për të cilën unë kam lindur i dyti, e të parin e patën mbytur që në luftën e dytë. Në të vërtetë, kjo magji është e madhe.

VETËVRASJA KOLEKTIVE - FJALA e LIRË (3)

Ajo është krejtësisht e padukshme! A është serbo-ortodokse apo turko-islame, nuk e di, por ma kapin kokën nga pas si një gangrenë e qartur, pra trurin e vogël. I shkova dy tri herë te specialisti i nervave apo neuro-psikologu, me gjitha ultra-fotografitë e laboratorit. Por, ata, aspak nuk mund t’i bien në fije. Thonë se kjo është traumë e madhe psikologjike. Qindra herë jam sjellur më mendime, edhe të fëmijërisë, djalërisë së nëpërkëmbur, rinisë sime me kokën në duar, duke u ruajtur nga dhuna, apo nga tragjeditë e mëdha, duke ikur nga vdekja, edhe në ndeshjen e fundit, etj., e askund nuk mund t’a gjëjmë.

Hijet që më përcjellin kurdoherë me dhunë, kanë të bëjnë me magjitë. Ata që i bëjnë magjitë, mund t’i ngjallin hijet e të vdekurve. Hijet e zeza kanë lidhje me tokën e nëntokën. Ato mbesin në të njëten paralele, të jetës që na e jetojmë, por në hije, jo me dritë e rrezatim të diellit. Pra, e zeza e tyre më paraqitet kudoherë, nën hije, se unë nuk mund të dal në Diell e në të nxehtë prej sëmundjes, dhe më rrokin fuqishën në trurin e vogël. Kur zihet truri i vogël, ai mbetet i lidhur për sa kohë. I ndjej kur më kapin në anën e djathtë. Ato hije të prapta duhet t’i zbulosh se të cilës qenie janë…

Por, po ndalemi në çështjen tonë. Kurdoherë ne kapeshim ndërmjet veti. Ata që janë “shqiptarë” kapen me njëri-tjetrin deri në shkatërrim, me “unë” dhe “unë”. Ai që duhet të jetë i pari, dëshironte që të gjithë të kuptojnë se kjo gjë, me “unë” dhe “unë”, nuk ishte “loja e fitores”, por “ti” e “ti”. TI e fillon fitoren dhe ia vendosim duart poshtë, që t’a shtyjmë sa më lartë. Kështu e ngrehim koloktivitetin përpjetë. TI, është shumicë. Një, është pak.

VETËVRASJA KOLEKTIVE - FJALA e LIRË (4)

Një gjë është e qartë, se si kapeshin ata. Kolektivitetin e bëjnë të tjerët, e jo “unë”, sepse jemi ngopur me veçanti. Shumica ka rendësi…

“Unë jam i pari, e ti je pas meje”; “jo besa, unë jam i pari, e ti je pas meje”; “jo, jo, jo, unë jam i pari, e të dytë jeni në fund të rrjeshtit”, e të tjera e të tjera, si këto. Përplasë përleshja, ndërmjet vetes. Mbetesh më poshtë se ndodhesh, deri në fund të listës. Dhelpërat na përqeshin, sepse janë demoniake…

Derisa ata po përlesheshin ndërmjet veti e deri në vdekje, para dyerve të mëdha të ODËS SË NDERIT, të parin, si unë, e rroku si padashas plumbi, dhe e la rrafsh për tokë të vdekur, me sy kah qielli, derisa nuk e dinte cili ishte ai që ia zbrazi në kokë, por po përplasej të thërriste Zotin e Madh, që t’i falë këta trullana të vegjël, që po rriheshin për vdekje, sepse ata nuk e dinin se kanë faj, por shpirtëzinjtë e demonët kanë faj! Dhelprat janë demoniane. U mendon truri, para se të pyesin zemrën. E gënjejnë të botën. Gënjeshtrat i kanë të shkruara në ballë, si të arta. Për këto u beson bota!…

Shpirtëzinjtë na rrethojnë në të gjitha anët e na e grabisin tërë tokën e stërgjysh*t, me gjithë njerëz, që kanë mësuar gjuhë të tjera dhe janë kyqur përpara në EUROPËN E BASHKUAR, se toka qenka e tyre, e ne kemi mbetur në bisht të kërcyellit, por edhe prej aty, pra prej bishtit të kërcyellit, që kërcen nga një fije bari në fijen tjetër të barit të gjelbërt, dhe e tërë bota na e merr këtë ngjyrë, jo për fenë islame, sado që e ka këtë ngjyrë “QABJA” e tyre, nga materia kryesore e meteorit të rënë mbi Saharë, por për çështje kryesore të saj është shpëtimi nga shpërthimi i Ozonit, sepse ndotjen e madhe të ajrit tonë, që mbrohet e ruhet nga shtresa e Ozonit, na e bënë kryesisht industria dhe automobilistika e zhvilluar, e pikërisht kjo gjë e ndotë ajrin me dioksidin e karbonit, me gazin helmues.

Ne, nga pak natyra na ndihmon, por diogsidi i karbonit dhe gazrat helmuese na këcënojnë me problemet e klimës, e cila po shkatërohet. Ekologjia është zhvilluar si shkencë, por problemet ekologjike në të gjithë natyrën e klimën na e kanë bërë të veten. Kur na ishte dielli, i ngritur deri në zenit, ishte shumë mirë. Sot, përplaset furtuna e egër deri në Ciklon apo në Tajfun, me shi, me breshër e me dëborë, në pikë të verës, dhe stinët janë të ngatërruara. Nuk dihet se cila është, a është verë apo dimër!…

VETËVRASJA KOLEKTIVE - FJALA e LIRË (5)

Le të merret bota e gjërë me këto probleme të ekologjisë së tërë planetit, e veçanërisht bota perëndimore, sepse ajo i ka zhvilluar këto gjëra, e ne i kemi problemet e ekzistencës. Po po. Probleme të ekzistencës! Ne, po vetëvritemi kolektivisht, e jo për problemet ekologjike të botës perëndimore apo lindore, madje as të Lindjes së Largët dhe kemi ardhur sa një grusht morrash! Bota sikur nuk na i veneron këto probleme. Një buall i madh e me lesh të gjatë, me brinj të mëdhenj e bisht të gjatë, nuk e njeh një grusht morrash! Jo, jo. Nuk e njeh! Një grusht morrash e mbyt me një të rrahur të bishtit!…

Në këtë rrëmujë të madhe të rrëmujave të rrëmbullit të kësaj planete e të quajtur TOKË, për ne, që jemi pak, e të shkapërderdhur në disa pjesë të edhe më të vogla të ndarjeve, vinë ekskluzivisht në shprehje vetit e prishta të Kryemutit të Kryemutave të asaj që i themi “ÇERDHE E SHQIPONJËS”, e kjo nuk ka mbetur si e tillë, sepse ne shqiponjat i kemi vrarë vetë, por na është kthyer në “BIRUCËN E JASHTQITJEVE TË KRYEMUTIT”, sa që gazeta më madhe gjermane „Bild“, që botohet në të gjitha republikat e Gjermanisë, na e jep Kryebanditin e Shqipërisë, që po shet ndërkombëtarisht drogë HEROINË, me qindra mijë kilogramë, si Kryemut i Madh i Shqipërisë, e na falni për këtë gabim, sepse na palsi barku. Kryeministër i Shqipërisë është, por botën e tronditë!

Një ndalim i këtij Kryekungulli shqiptaro-çiq, i cili nuk mund të shkelë askund në Gjermani, nuk është pak, ndonëse ajo i ka futë në EU të gjithë armiqtë e mëdhenj të shqiptarëve!! Armiqtë më të pamëshirshëm na rrethonjë të të gjitha anët, me thika në duar. Nuk kemi çka të bëjmë! Le të jetë si të dëshiroi ajo, sado që ne nuk na e do zemra! Në EU, demonianët i bashkojnë, sepse të hollat e bashkuara i venerojnë! Pis-markat i ka të vet!…

A e shihni se ne i kemi problemet e ekzistencës sonë, edhe pse droga na e rrezikon jetën. sh*tja e saj nëpër metropole të botës është poashtu një rrezik i madh, jo për botën, por për ne, që e flasim përrallisht shqipen, e cila nuk e bënë një problem më të madh se sa çështja akute, para ODËS SË NDERIT!

-“Vrite këtë qen, sepse është kundër sh*tjes së drogës sonë! Vrite edhe këte, se as ai nuk na i sjellë të hollat e sh*tjes! Vrite edhe këtë kundërshtarë të planeve tona, sepse ai na pengon! Paj vrite edhe këte, se po mendon si do të na kundërshtojë! Edhe këte duhet t’a vrasësh, se na shikon!… Vrite, … vrite…”

Ky është problemi më i madh! Ne, e vrasin njëri-tjetrin, e vrasim direkt vetëveten! Për shëmbull, edhe mua deshën të më mbysin, e jo për drogë, po për pesë çerek e gjysmë qeveritë tona dhe dy qeverive të plota, në Shqipëri dhe në Kosovë. Sa kryeministra e ministra apo këshilltarë të tyre duhet të mbulojmë me të holla? Shumë! Kaq shumë të holla, nuk ka populli i ngratë. Na bëhen pak tatimet, por ato nuk i mbulojnë vetëm qeveritë tona.

E provuan dhjetë here, në tërë rruzulin e TOKËS, edhe në strofullin e shqiponjave. E kisha kokën nën sjetull dhe po e ruaja si çantën e thesareve më të mira, që më kishte dhënë Zoti i Madh! E ruaja kokën time, kështu e përherë! Ishte çështje kryesore. Pa kokë, nuk jetoje! Më kishte dhënë këtë çështje të ruaja Zotit i Madh, e për së dyti po përpiqesha që të jem e të mund të qarkulloj, me më të parët, për të ribashkuar tokën tonë, në një qenie.

Ishte papë koha ime, për të dytën herë. Nuk e di kur do të jetë koha e tretë, sepse ua kam marrë kësaj herë inat, mbi mijëra inatet e tyre. Në qoftë se më lind Zoti i Madh edhe njëherë, do t’i them se nuk dua të lind si dy herë të tjera! Jo, pra! E provova të dytën herë dhe i përjetova 10 herë atentatet e vdekjes, e asnjë gazetë nuk e shkroi asnjë rrjesht të vogël, madje as bota e gjërë, e më lanë të vdes urie, se lere më që as ndihmat nuk janë siç duhet!…

Në të gjitha atentatet e vdekjes, nëpër tërë rruzullin tokësor, ata e panë se kjo punë qenka shumë e vështirë. Në të dhjetën herë, thanë se në qoftë se shpëton nga vrasja, le të mos mund të shprehet, se opcionin e tij nuk e lëmë të bëhet mbi tokat e shkapërderdhura shqiptare. Kudo që shtriheshin tokat tona kishte më shumë „ministra“, dhe unë e kisha fjalën për një kryesi, për të gjithë shqiptarët. Ne jemi vetëm me „Unë“, e jo me „TI“, në të gjitha tokat tona! Nuk mësohemi me “TI”, se duhet t’ia fusim duart tona poshtë e ta ngrisim më lartë. Ky është problem i madh!

Ky nuk është problemi kryesor! Ata nuk duan të zgjidhin çështjen, por të vrapojne me duart e tyre ndaj të hollave. Çështja më e madhe është pra se si të pasurohen me të holla! Edhe Kryeministri i vendit të Mutave më të mëdha, vrapon pas sh*tjes më të mirë të drogës nëpër botë, ndonëse Vuçiqin, i cili sakatosë “kosovarët” me vrasje, ai e ka “të dashurin e tij” më të madh dhe e puthë pikërisht në çedhe të vet!!

Por kjo nuk qe problemi im më i madh. Problemi më i madh ishte sa qeshë i sëmuar nga prova e vrasjes së dhjetë, në atë vend, aq sa rrugën ma kishte zënë një turqelli, të cilët i urreja që prej fëmijërisë. Të thuash “turk”, do të thotë: “MUT”. E ky është muti edhe më i madh i botës, sepse në vetvete i ka nëntëmilion e tetëqind mijë muta të vegjël. Erdoganin e presin me lule, derisa ai është krimineli i tretë i tërë botës. Përcillet si “pejgamer”!…

Le që nuk e shënoi asnjë gazetë, por u rrotullua çështja dhe kryeqendrën e madhe të rajonit të shtetit të ri e të vockël, ku po bëja pjesë edhe unë, Yllirian Shkëmbmali, më pengoj dhjetë ditë Policia Ndërkombëtare, edhe pse isha në mes të vdekjes e jetës, e duhej sa më parë të ikja në mërgatë. Policia Ndërkombëtare i lexonte shënimet mjekësore dhe më shikonte mua. Por nuk ishin të njëjta.

Çudia më e madhe ishte se isha plot me thyeje të brive apo nofullën e poshtme të nxjerrur prej vendit të tij, që duhet të operohej, e isha i shënuar “me derdhje të gjakut në tru”, pra nuk mund të flisja asnjë fjalë! Gjëmoja shumë, por shikoja vetëm me sy! Dora e djathtë nuk lëvizte, sepse ishte tërë e ana e tillë e marrur plotësisht nga paraliza, e mendja ime e dinte se krahu i djathtë ishte krah i Zotit, ndësa krahi i majtë ishte krah i djallit. Te unë, krahu i djallit ishte krah i lirë, ndërsa krahu i Zotit ishte paralizuar!

A ka më poshtë se kjo “punë”? Jo, pra. Djalli vendoste në tokat tona dhe unë kisha probleme të mëdha me ta! Prandaj, duhet të ikja përjashtë, aty ku mendoja se kisha një strofull të mbijetesës, edhe pse edhe aty më luftonte djalli, në çdo moment! Një muaj e gjymë ditësh as aty nuk arrita të flas, por mund të përcillja me sy. Si ishte puna nuk po flas, por cili më vizitoj po.

Ndër të parët, erdhi spiuni i UDB-së, që fliste shqip, por shpirtin e kishte të sh*tur. Me një fjalë po ju them: ishte i sh*tur krejtësisht dhe prej tij disa herë e kisha parë e përjetuar, nga larg e afër, me SHERE TË MËDHA! Pikë!

E vuna pikë dhe pikë po e lë! Edhe prej tij, kur kam qenë me përdhunë në një restorant të Zürich-ut, para se të përjetoj të tretën e më të madhen në atë kanton, zbrazjet e rafaleve të automatit në drejtimin tim, të vrapoja dhe të lëvizja isha shumë i shpejtë, derisa u përbirova për kanalin e ajrosjes së ordinancës së mjekut dhe e prita deri të nesërmen në mëngjes. Kjo do të thotë se UDB-isti ynë kishte gisht me ata njerëz! Edhe njëherë po e vë pikë.

Kryemjeku i ordinacës së spitalit të St. Gallës më tha me lot në sy, sepse i vinte shumë keq se, si pacient, nuk do të më dalë një fjali e kuptueshme nga goja, e as edhe në gjuhën e nënës sime, në dialekt, dhe do të flas shumë me vështirësi e me dhembje të mëdha të kokës, sidomos me tru të vogël. Kam folur para mija njerëzve të mi, pa e shënuar asnjë rrjesht të shkruar, madje në pesë gjuhë, e tani, sa të më zgjat kjo jetë, nuk mund të flas as edhe një fjali pa mundim tepër të madh, në asnjë gjuhë, madje as në gjuhën e nënës!

Pa, pa! Më vrau shumë e vërteta! Kjo ishte një deklarim kompetent, me lot nëpër faqe e shefit të ordinacës, pa e llogaritur vajin tim të pandalur, derisa munda kështu të shkruaj me dy gishtat e mi të dy duarve të mia, e jo me dhjetë gishta, që të lëviz e të veproj njëherë si njeriu pak më normal, jo si të gjithë të tjerët, por si një senzacion i përkryer për të gjithë mjekët, e edhe në spitalin e Valensës, [2] ku pastaj më dërguan për të më shqyrtuar…

Pra, thënë më shkurtër, isha një njeri që i stopohej qenia njerëzore në veton ZERRO të artikullimit, ishte heshtja e ndryrë me lot në faqe, pa thënie të artikullimit apo mija herë fjalët e ndryera me përlotime. Në fund të fundit jam ky që jam: këmbë e krye, pa njerëz të mi, pa fëmijë të fëmijëve të mi, pa grua “të dashur” e miq të mi! Dhembje më e madhe është vdekja të jesh i gjallë, edhe disa vjet të tëra! Je aty ku nuk e dëshiron aspak të jeshë!…

Vizituesi i UDB-së, Dajak Dajaku i Marres, kur më vizitoi e më kontrolloj në të gjitha spektrat e jetës, pa e marrë asnjë reagim të mimikës sime, e në mesin e motrave të spitalit, që e kishin përcjellë, duke i ngacmuar e duke ua bërë herë me sy e herë të tjera me duar, pra duke i përgëdhelur ato si të qenë dashnore të vërteta, u ul në krevatin bosh përskaj meje e tha me zë të lartë, duke u qeshur e duke i përplasur duart:

-Ky qenka bërë një toshë i madh! Pikërisht toshë![3]

Ia bëra menjëherë me gjisht të dorës së majtë dhe duke e lëvizur kokën e duke iu ngërmuar rrebtas, sikur ta shaja dikend për tokë e për qiell. Ai e kuptoj se për çka e kisha dhe u ngrit e doli, me ato zuska, që qesheshin rrotull me te, e mua më sillej toka për rreth, me të gjithë atë spital, pra edhe kreveti im bashkë me to, sikur të ishte një tëremet i madh!

Pas dy tre muajve, kur dija pak të flas shkova me dy dëshmitarë të fortë, në konak, e ia zbraza të gjitha nga fundi i barkut:

-Edhe njëherë, po më nguce, me shpoti serbe, si atë ditë në atë spital, me fjalë denoncuese, si UDB-ashët e vjetër, edhe pse nuk e kam pasur veti të vras ndonjërin, ti do të marrës plumbat prej meje, me këtë revole, në qoftë se ke mundësi që t’i numrosh! Edhe në qoftë se janë themeluar BIA serbe dhe Shërbimet e Intelegjencës, me bijte e UDB-ashëve të vjetër ose të lidhjeve të vjetra, me ndonjërin që është i inkuadruar në këto <shërbime>. Mua, goja më është krejtësisht e marrur, por mendja më qarkullon si çdo herë dhe trupi më lëviz kudo, e t’i do ta marrësh dënimin e merituar, si shumë herë të tjera, që do ta kishe marrë!! Do të kthehesh në Beligrad, për dy sekunda, por i vdekur!…”

Isha gjallë ndër vepra, por i vdekur nga fjalët e mia të vjetra!…

Gjërat coptohen në copa më të vogla se sa ishim dhe na futeshin përpara nesh ata në grumbullimet e armiqve tanë, në Bashkimet e Europës, sikur me tokat e tyre të copave të tokës sonë dhe ne na shkelin gënjeshtarët e lumat e lumit të jashtëqitjeve tona, sikur ne qenkemi “themeluar më vonë”, e jo para tyre, në zanafillë, si zanafilla e jonë e madhe, me emrin iliro-arban.

Ata e shfrytëzojnë paditurinë e mbjellur me gënjeshtra të mëdha të serbo-grekëve apo të greko-serbëve, të ndihmuar drejt e fuqishëm nga Rusia, nga sllavo-bullgarët e Maqedonisë së Veriut dhe të Europës së Bashkuar, pas Luftës së humbur të Turqisë në EU, e ashtu na marrin edhe ne, sikur ata janë parët, e ne nuk jemi të parët!

Të parët apo të fundit të jemi, ajo nuk luan rrol! Ne jemi të gjallë, me vuajtje apo humbje të mëdha, edhe të vërtetës legjitime, që i themi kështu gjithmonë! Legjitimia sillet nga forca, e ne nuk kemi forcë!

Jemi “të vdekur” kolektivisht! Forca luan ndonjë “rol” për ne, e ne aspak nuk i kushtojmë aq rëndësi. Nuk mendojmë se ku do të jemi.

E ku do ta bëjmë “vendin” tonë, ne, në këtë vend të coptuar?! Me këtë “kryetar” që kemi?! Me këto ministri që kemi?! Me këtë popull të përzier?! Me këtë popull që nuk di të ndaje “të mirën” dhe “të keqen”; të drejtën dhe të padrejtën; “kopjen” dhe “origjinalen”; të të huajve dhe tënden; të burrnisë dhe paburrnisë?! Jo, nuk e di se si bëhet çështja e jonë! Vritemi çdo ditë!…

O Zot i Madh! U kthefshim nga e mbara!…

[1] Fjala „guglë“ është e marrur nga gjuha gjermane, mbaresa e shndërruar në gjuhën shqipe. Ajo do të thotë: gugel=e fryrë, rrotullak, rreth e rrotull.

[2] Valensa është „Qendra Spitalore“ në bjeshkët e Kantonit të St. Gallenit, pas Bad Ragaz-it, për njerëzit me aftësi të kufizuar, të cilën grupi spitalor do ta shqyrtojë me sa përqind dhe në cilën pjesë të trupit është i paaftë.

[3] Nga gjuha serbo-kroatishte: „toshë“ do të thotë „torollak“, me pak ndryshime. Pra, nuk dinte asgjë, ishte budallë…

VETËVRASJA KOLEKTIVE - FJALA e LIRË (2024)
Top Articles
Latest Posts
Article information

Author: Chrissy Homenick

Last Updated:

Views: 6539

Rating: 4.3 / 5 (54 voted)

Reviews: 93% of readers found this page helpful

Author information

Name: Chrissy Homenick

Birthday: 2001-10-22

Address: 611 Kuhn Oval, Feltonbury, NY 02783-3818

Phone: +96619177651654

Job: Mining Representative

Hobby: amateur radio, Sculling, Knife making, Gardening, Watching movies, Gunsmithing, Video gaming

Introduction: My name is Chrissy Homenick, I am a tender, funny, determined, tender, glorious, fancy, enthusiastic person who loves writing and wants to share my knowledge and understanding with you.